Bajern Mynih largohet nga Anglia me një humbje të rëndë 3-0 përballë Mançester Sitit në Ligën e Kampioneve. Por Tomas Tuhel nuk duket aspak i demoralizuar nga ajo. Trajneri i bavarezëve, në fjalët e tij për “Prime Video”, ka reaguar me optimizëm për të ardhmen e ekipit.
Mendoj se ne meritonim të paktën një gol më shumë dhe pësuam një apo dy më shumë se sa duhej, mendoj se lojtarët tanë kishin pak mungesë vetëbesimi dhe në formën e tyre. Jemi ndëshkuar në fazat në të cilat ne ishim skuadra më e mirë në fushë. Mendoj se paraqitja jonë ishte shumë e mirë deri kur shifrat shkuan në 2-0.
Sigurisht, rezultati është i hidhur sot. Unë kam rënë pak në dashuri me skuadrën time sot, për mënyrën se si ata u paraqitën. Ndonëse mund të duket e çuditshme, kjo ishte ndeshje shumë argëtuese”, tha ai.