Në Serinë A zhvillohet një luftë për titullin, ku Napoli dukshëm është favorit. Disi më e ekuilibruar sfida e sotme mes Milanit dhe Interit, që luajnë për trofeun e Superkupës së Italisë. Fabio Kapelo, në një intervistë për “Corriere dello Sport”, ka ofruar këndvështrimin e tij për të gjitha garat futbollistike në Gadishullin Apenin.A mendoni se Superkupa në Riad është një reklamë shtesë për Italinë?
Futbolli italian ndiqet me vëmendje kudo. Ndeshje të tilla vlejnë edhe më tepër për prestigjin. Shpresoj në një përballje të bukur dhe me gola.
Po për ecurinë në kampionat, cila është pikëpamja juaj?
Për momentin më duket se nuk ka garë, edhe nëse kushdo që ndjek po ndihmon Napolin. Interi ka skuadrën më të pajisur dhe e konfirmoi në ndeshjen direkte. Milani pagoi mëkatet e rinisë që duket se pati pak dëshirë për t’u qetësuar. Juvja, nga ana tjetër, ka një justifikim të vërtetë, ata nuk kanë luajtur kurrë me ekipin e ndërtuar në verë.
A mund ta fitojë vërtetë Napoli titullin?
Napoli është i mrekullueshëm, po fluturon. Në një moment dyshova në forcën e ekipit, e më dukej se pashë një rënie. Por tani është në një fillim të shkëlqyeshëm. Futbollistët mendojnë të pasojnë topin, siç tha Zeman, dhe jo thjesht ta çojnë përpara. Tek ekipet e tjera shoh pak personalitet e akoma më pak dëshirë për të marrë përgjegjësi.
A ju duket se Milani ka humbur idetë e lojës që i dhanë titullin?
Kur dëgjoj të flitet për idetë e lojës më bën të qesh. Mund të jesh dirigjenti më i mirë në botë, por nëse nuk ke ndonjë profesor në grup, nuk mund të luash në “La Scala”. Megjithatë, Kupa e Botës në Katar e tregoi qartë se në fund fitojnë fenomenet dhe jo skuadrat. Në këto momente, kuqezinjtë nuk kanë fenomene në gjirin e tyre.
Pra, titulli është vendosur, teksa të tjerat luftojnë për vendet e mbetura?
Duhet luajtur akoma faza e dytë, por gjasat janë që Interi e Milani të mos arrijnë të cenojnë hegjemoninë e Napolit. Juvja mund të tentojë, por Napoli më duket i pakapshëm. Nëse do të vija bast për ndonjë surprizë, me siguri do të ishte Roma. Verdhekuqtë janë një ekip i mirë, i cili për një sërë arsyesh nuk performoi në nivelet e pritura. Zaniolo vazhdon të vuajë pas dëmtimeve, të cilat janë si frena dore. Duhet t’i jepet pak kohë. Abrahami po zgjohet tani, pas një periudhe letargjie e me një trajner si Murinjo pres gjithmonë risi.