Kapelo: Zikaltërit superfavoritë, Sarri qahet dhe pastaj fiton

Fabio Kapelo ka komentuar për “La Gazzetta dello Sport” Superkupën e Italisë dhe gjysmëfinalen e dytë që do të luhet sot, atë mes Interit dhe Lacios.Skuadra më e fortë është Interi, Sarri po ‘qahet’ dhe me të drejtë për mua, pavarësisht se Lacio po kalon një moment të mirë. Unë vazhdimisht e lavdëroj Interin dhe ju e dini, por mund të humbasësh edhe si favorit. Futbolli është i paparashikueshëm, ne e dimë këtë. 30% mundësi për të kaluar për Lacion? Sarri ankohet dhe pastaj fiton, e ka bërë dhe më herët dhe ndoshta është ky çelësi që ka gjetur për të mos marrë përgjegjësi”, u shpreh Kapelo, që mbi faktin që Inzagi mund të barazojë rekordin e tij për tri Superkupa radhazi dhe ta kalojë me pesë të fituara, tha: “Rekordet janë bërë për t’u thyer dhe sigurisht që nuk do të jem kundra Simones në Arabi. Interi është superfavorit në këtë kompeticion”.