Policia spanjolle ka bërë me dije se ka sekuestruar 2 mijë kilogramë kokainë, që po transportohej nga një anije peshkimi në brigjet e Galicia-s.Mediat spanjolle raportojnë se pas hekurave ranë katër persona, mes të cilëve një shqiptar, përfaqësues i grupit kriminal që planifikonte të nxirrte ngarkesën në breg dhe kapiten i mjetit lundrues.Kjo është anija e dytë brenda pak javësh ku sekuestrohet një sasi e konsiderueshme e kokainës.
Droga, e cila i përket klanit ballkanik – sipas mediave lokale – ndjek të njëjtën rrugë si 9.5 tonët e kapur në Algeciras, e cila transportua në një distancë relativisht të shkurtër nga bregu nga një anije tregtare e linjës së rregullt që vinte nga Amerika e Jugut.
Është gjithashtu e mundur që ky rrjet të jetë i lidhur me atë të Novo Furuno, e cila përfshinte sekuestrimin e 1.4 ton kokainë në Camarinas dhe me Sophie, e cila mbante të njëjtën sasi kur u transportua në perëndim të Cape Verde disa javë më parë.
Anija është e regjistruar në kategorinë e pajisjeve të vogla të peshkimit në Detin Kantabrian veriperëndimor dhe ka portin e saj në Ferrol.