Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi janë kapur me një sasi droge dhe një pistoletë.
Të rinjtë janë përkatësisht 21 dhe 22 vjeç dhe kishin bazën e tyre logjistike në Bressanvido në zonën Via Longhella.
Një prej shqiptarëve u kap me doza kokaine gati për t’u shitur, ndërsa shqiptari i dytë iu nënshtrua kontrollit në mbrëmje, me zbulimin e dozave të tjera kokaine dhe hashashi dhe një pistoletë të vjedhur Beretta. Policia gjatë kontrolleve zbuloi dhe materiale të ndryshme për prerjen dhe paketimin e drogës, 1 peshore, 9 telefona inteligjentë dhe gati 19.000 euro cash. Dy bashkëpunëtorët shqiptarë u arrestuan dhe u dërguan në burgun San Pio X.