Karvahal për golin e anuluar në “El Clasico”: Ishte pozicion jashtë loje, arbitri veproi si duhet

Mbrojtësi i Realit të Madridit, Dani Karvahal, i thirrur në kombëtaren spanjolle, nuk ka mundur t’i shmanget pyetjeve në lidhje me “El Clasicon” e luajtur fundjavën që lamë në një dalje para mediave.Konkretisht, çështjet rrotulloheshin rreth golit të anuluar ndaj Madridit për shkak të një pozicioni milimetrik jashtë loje. Pavarësisht polemikave të krijuara nga ky veprim, mbrojtësi nuk dyshon te gjyqtarët.

“Në fund, ne duhet t’i përkushtohemi ndeshjes, të përpiqemi të bëjmë më të mirën dhe nuk duhet të futemi nëse është pak jashtë loje apo jo, për këtë janë njerëzit e duhur. Të dielën goli i Asensios u konsiderua jashtë loje dhe kjo, sepse kështu ishte. Ne nuk dyshojmë te sistemi në asnjë moment”, tha ai.