“Këmbana e alarmit ka kohë që po bie”, Kryearja e KLGj-se: Duhet të ndërhyjmë sa më shpejt të shmangim kolapsin në gjyqësor

Harta e re gjyqësore që propozon shkrirjen e disa gjykatave dhe përqëndrimin në gjykata më të mëdha është hartuar nga një grup pune i ngritur nga ministria e Drejtësisë dhe Kontrolli I Lartë Gjyqësor.

Kryetarja e KLGj-së Naureda Llagami shprehu shqetësimin për situatën në të cilën ndodhet sistemi gjyqësor.

Këmbana e alarmit ka kohë që po bie” tha kryetarja duke treguar ngarkesën e madhe me të cilën po përballen gjyqtarët si pasojë e efekteve që solli vetingu me shkarkimin e gjyqtarëve.

“Aktualisht jemi duke shkuar drejt një drejtësie ambulante. Kjo është një kosto e madhe për sistemin. Kostso jo vetëm financiare por edhe në cilësinë e munguar të shërbimeve dhe motivimit të gjyqtarëve të cilët duhet të mbajnë jo vetëm ngarkesën e kolegëve të larguar brenda gjykatës por edhe në gjykatat e tjera.

Nëse i referohemi ngarkesës së gjyqtarëve për gjykatat në këtë vit kemi shkuar në një mesatare prej 640 çështje për gjyqtarë pa përfshirë ngarkesën që ka Gjykata e Lartë.