Kërkohej përjashtimi nga Botërori i Katarit, CAS merr vendimin përfundimtar për Ekuadorin

Kili prej kohësh ka akuzuar Ekuadorin se ka aktivizuar një lojtar nga Kolumbia gjatë kualifikueseve të Botërorit.

Për këtë gjë kërkohej përjashtimi i Ekuadorit nga Botërori dhe të zëvendësohej me Kilin.

FIFA i hodhi poshtë akuzat dhe e la kombëtaren latine që të vazhdonte të ishte pjesë e “Katar 2022”.

Duket se i njëjti vendim ka ardhur dhe nga CAS, e cila ka hedhur poshtë gjithashtu akuzat e ngritura nga Federata e Kilit, duke lejuar Ekuadorin që të jetë pjesë e Botërorit në Katar.