Kesi bën fenomenin, Barça kualifikohet në Kupën e Mbretit me goleadë në… Afrikë

Barcelona ka kaluar në turin tjetër të Kupës së Mbretit duke fituar pa shumë vështirësi ndaj skuadrës së Ceuta. Ekipi i drejtuar nga Çavi fitoi me shifrat 5-0 ndaj ekipit të vogël i cili gjendet në një nga territoret spanjollë në Afrikën e Veriut, ku u luajt kjo sfidë.Protagonisti i duelit ishte mesfushori Frank Kesi, i harruar shpeshherë nga katalanasit. Ai dha asistin për golin e parë të Rafinjas dhe të dytin nga Levandovski.Fati çoi shifrat në 3-0 e më pas ishte vetë Kesi i cili me kokë çoi rezultatin në 4-0.Në fund ishte përsëri Levandovski ai që tundi rrjetën, duke çuar rezultatin në 5-0, shifra me të cilat u mbyll dueli duke siguruar kualifikimin e katalanasve.