Kiara Tito tashmë mbështet nga jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, Luizin. Me postime të shpeshta, ajo ka treguar se është krenare për rrugëtimin e partnerit të saj.
Mbrëmjen e sotme, ajo ka ndarë një mesazh që duket më shumë për komentet negative që ka marrë se fundmi, si për të treguar se lidhja e saj dhe e Luizit është më e fortë se kurrë.
“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, shkruan Kiara në foton e postuar në Instastory, ku në të është ajo dhe Luizi
Bashkangjitur ka qënë kënga e Anxhela Peristerit dhe Sinan Vllasaliut ku teksti i këngës thotë shumë qartë:
Ata na hodhen helm e genjeshtra
Ata e dinin mire sa te deshta
Ata ma moren shpirtin mu
E me na vra i kam leju
Për kë e ka Kiara ??