“Kicker” zbardh të vërtetën dhe nxjerr blof binomin Kahn-Brazo, Nagelsman: Lajmin e mora vesh nga mediat

Largimi surprizues i Julian Nagelsmanit në pikën më të nxehtë të sezonit bëri jehonë të madhe edhe pas njoftimeve fillestare në media. Së fundmi prestigjiozja gjermane “Kicker”, ka zbuluar skenarë të rinj rreth dilemës se nga e mori vesh trajneri 35-vjeçar shkarkimin. Më poshtë po ju prezantojmë me fragmentet e bisedave mes reporterëve të burimit në fjalë dhe ish-teknikut të Bajernit kur nisën aludimet e para.“KICKER”- A keni dëgjuar për njoftimet e fundit, të cilat lidhen me largimin tuaj në krye të detyrës?”

NAGELSMAN- ”Po, sepse miq nga fusha e futbollit po më tregojnë se çfarë ka ndodhur nga raportimet e fundit”.

“KICKER”- ”A keni marrë ndonjë informacion nga klubi?”

NAGELSMAN- ”Jo, jo ende. S’mund të flas më”.

Tabloja e mësipërme flet qartë se Juliani e ka mësuar lajmin e hidhur, çka pohonte lënien e pankinës së kampionëve të Bundesligës pa të vetmin kontakt me bordin. Gjithashtu nga raportim konkludohet se Nagelsman ishte impulsiv në komunikimin e shkurtër, tregues i një gjendjeje të vështirë emocionale.

Binomi drejtues KahnSalihamixhiç në prononcimin e “zyrtarizimit” të lamtumirës me ish-trajnerin e Lajpcigut, cekën të qetë se ata e kishin njoftuar paraprakisht dhe palët gëzonin respekt kundrejt njëra-tjetrës, pavarësisht ndërmjetësit befasues.

Pas kësaj historie, merr jetë edhe akuzat e Lotar Matuesit se “elita” e Bajernit e “poshtëroi” Nagelsmanin publikisht, pa ia prezantuar atij më parë se çfarë do të ndodhte me rolin e trajnerit.