Kim lojtari i ëndrrave”, Tuhel i thur elozhe mbrojtësit të ri dhe flet e për Kimish: Nuk preket

Bajerni zhvilloi “prak tikën” e parë në vigjil je të fazës përgatitore, e përfunduar me shifrat 27-0 ndaj modestëve të Rotak-Egern. Për të lënë mënjanë këtë takim mes dy ekipeve nga “planet” e ndryshme në bazë të cilësive poseduese, trajneri Tuhel është ndalur rreth transferimit më të ri në ekip, Kim Min-jae, pa anashkaluar edhe aludimet e fundit me protagonist Joshua Kimishin.

HIPOTEKIMI I KIMIT- ”Min-jae e konsideroi si një djalë për t’u përgëzuar në të gjitha aspektet, si futbollist, ashtu edhe si person. Më vjen mirë që ai zgjodhi Bajernin dhe e cilësoi si futbollistin e ëndrrave. Rritja me fanellën e Napolit ishte vërtetë surprizuese, krahasuar me moshën dhe etapat pararendëse.

Titulli si mbrojtësi më i mirë në ligën italiane nuk erdhi rishtazi, por i merituar. Nuk më vjen turp ta pranoj se jam një fans i aftësive që Kim ka prezantuar në etapën 2022-2023.

Fiziku mbresëlënës, mbulimi i saktë dhe suksesi në duelet ajrore e veçojnë nga pjesa tjetër e këtij reparti. Të mos harrojmë se statistikat i japin nota teje pozitive edhe në saktësinë e pasimeve të kryera, komponent se ky djalosh di të hapë lojën dhe nis aksione të shpejta. Paraqitjet prej ‘muri’ të vërtetë në mbulim përgjatë Champions-it si shef i prapavijës napolitane më jep siguri se ai do të kryejë me korrektësi detyrën në turneun e më të mirëve”, tha mes notash të larta lavdëruese, tekniku i kampionëve të Bundesligës karshi blerjes me të re, Kim Min-jae, për shumën e 50 milionë eurove nga kampi i Napolit.

Pas prezantimit dhe “rutinës” së intervistës në prezantim, personazhi në fjalë iu bashkua menjëherë grupit në minikampin stërvitor të Tegernses, prej të cilit do të udhëtojë në ditët pasardhëse drejt Japonisë e ku do të kryejë fazën e plotë përgatitore.

ÇËSHTJA “KIMISH”- Ditën e djeshme tifozët e Bajernit, por jo vetëm, u surprizuan nga raportimet e mediave gjermane se rekordmenët ishin të gatshëm të vendosin emrin e Joshu Kimishit në tregun e transferimeve dhe në qoftë se do të mbërrinte shifra e duhur, ata do të ishin të gatshëm për t’i hapur derën e largimit.

Megjithatë, prononcimi i teknikut Tuhel pas testit miqësor hodhi më shumë dritë, njëkohësisht duke e rrëzuar hipotezën e zhvendosjes së lojtarit numër 6 në tempullin e bavarezëve: “Frazat se gjithçka mund të ndodhë në merkato nuk nënkuptojnë medoemos se të gjithë lojtarët janë në shitje. Joshua e ka treguar se sa i rëndësishëm dhe jetik është për ekipin dhe kjo gjë do të vazhdojë të jetë e njëjtë edhe në sezonin e ri, kështu që të fokusohemi në detajet e tjera”, shtoi shkurtimisht mbi këtë temë “të nxehtë”, Tomas Tuhel.

Kimishit i skadon kontrata me bavarezët në verën e vitit 2025 dhe Barcelona është parë si një destinacion i mundshëm, ndonëse nuk shkoi më tepër sesa plani në letër.

TË LËNDUARIT- ”Til dhe Çupo-Moting kishin disa probleme fizike pas takimit ndaj Rotakut e kësisoj pritet të marrin disa ditë leje për t’u qetësuar dhe normalizuar. Ndërsa rreth Mylerit më kanë informuar se janë në pritje të analizave të plota për të kuptuar nëse bëhet fjalë për diçka kalimtare apo do t’i nevojitet ta kalojë fazën përgatitore në Mynih, ndryshe nga pjesa tjetër e kontingjentit. Për sa i përket kapitenit Nojer gjendja paraqitet pak më tepër shqetësuese krahas rasteve të mësipërme.

Pavarësisht se është parë në gjendje të mirë ditët e fundit, sërish ka rrugë për të përshkuar deri në zbritjen në fushë. Nuk besoj se do të jetë i aftë të inkuadrohet nga mesi i muajit gusht, gjithsesi të shpresojmë se gjithçka do të shkojë mirë dhe nga fillimi i shtatorit Manuel do të veshë sërish dorashkat”, përfundoi tekniku i kampionëve në ligën gjermane.