‘Kishin skemë të qartë’/ Mashtrimi me Call Center-at, prokurori: Ata që s’mbyllnin kontratat u…

Prokurori Eneid Nakuçi ka dhënë detaje rreth operacionit mes Shqipërisë dhe Italisë kundrejt mashtrimit përmes Call Center. Ai u shpreh se deri më tani janë nxjerrë 14 masa sigurie të shqiptarëve, që ishin pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal. Ai tha se deri më tani për këtë grup ka pasur 140 kallëzime. Anëtarët e grupit, mashtronin qytetarët se do të pasuroheshin, duke i bindur që të investonin paratë e tyre.Po ashtu, Nakuçi zbuloi se ky grup vendoste edhe masa e sanksione për ata persona që nuk përmbyllnin në kohë kontratat. ‘Nxjerrja e 14 masave të sigurisë, të shqiptarëve që janë anëtarë në një grup të strukturuar kriminal që merrej me mashtrimin e shitjeve online. Janë administruar 140 kallëzime. Shuma e parave të dëmtuar shkon deri në 4 milionë e 700 mijë euro. Ata i stimulonin që do fitonin dhe do të pasuroheshin. Disa viktima shikonin sesi trefishohej pasuria, e grupi kriminal e bënte më të besuesshëm fitimin duke falsifikuar shifrat. Mashtruesit ishin të aftë në teknika duke bërë që qytetarët të investonin. Për cdo transferim rezultonte dhënia e një sasie BITCOIN, duke humbur gjurmët e parave që investoheshin. Grupi kishte role të ndara.Ata kishin një skemë të saktë, operatorët merrenin një pagë, kishin edhe bonus për mashtrimet e kryera. Kishte dhe sanksione dhe dënime për ata që nuk përmbyllnin kontratat.’- tha ai.