Kishte dëmtuar me sharrë elektrike garazhin e komshiut, Jens Lehman gjobitet me… 420 mijë euro

Ish-portieri i kombëtares gjermane dhe i Arsenal, Jens Lehman është dënuar nga Gjykata, në qytetin e tij të lindjes, Starnberg, pasi ka dëmtuar garazhin e komshiut të tij me sharrë elektrike. 

Gjykata vendosi një gjobë totale prej 420 mijë eurosh për dëmtim të pasurisë, sjellje ofenduese dhe mashtrim në tentativë. 

Rrethanat e këtij incidenti janë mjaft të pazakonta dhe mediat gjermane e cilësuan gjyqin si një nga më të çuditshmit. 

Lehman pati një debat me fqinjin e tij për garazhin, duke thënë se garazhi ia bllokoi pamjen e liqenit nga shtëpia e tij. Raportohet se gjermani u fut në garazhin e një fqinji pranë liqenit Starnberg në  dhe preu një nga trarët. 

Ish-portieri u kap në flagrancë nga një kamerë vëzhgimi që po regjistronte me një bateri rezervë, pavarësisht se Lehman shkëputi kabllon e kamerës nga priza përpara se të hynte në garazh.