Kishte fyer e kërcënuar kryegjyqtaren, policët shkojnë për ta arrestuar, politikani i hedh granata dhe i qëllon me pushkë

Një politikan brazilian ndodhet në paraburgim pasi hodhi granata ndaj policëve që shkuan në shtëpinë e tij në Rio de Zhaneiro për ta arrestuar.

Roberto Jefferson, aleat i presidentit të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro, plagosi dy oficerë përpara se të dorëzohej të dielën.

Gjykatës e Lartë urdhëroi ndalimin e tij për fyerje të kryegjyqtares Carmen Lucia. Ai ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpiak për kërcënimin e saj.

Dy oficerët u plagosën nga shpërthimi i granatës gjatë sulmit në Levy Gasparian dhe u dërguan në spital.

Jefferson, ish-udhëheqësi 69-vjeçar i partisë politike PTB, qëlloi gjithashtu me pushkë, duke thyer xhamin e përparmë të një makine policie.

Gjykatësi Alexandre de Moraes kishte urdhëruar ndalimin e politikanit me arsyetimin se kishte shkelur kushtet e arrestit shtëpiak.

Tensionet politike janë të larta në Brazil përpara balotazhit të zgjedhjeve presidenciale të së dielës midis Bolsonaro dhe krahut të majtë Luiz Inácio Lula da Silva.

Lula, i cili shihet si kandidati kryesor, nuk arriti 50% të votave të vlefshme për të parandaluar një balotazh në raundin e parë në fillim të këtij muaji.