Kjo është gjyqtarja e korruptuar Vjola Camaj e cila nxorri nga burgu vrasësin Gerti Seliamajn

Në gjykatën e Vlorës është ulur këmbëkryq korrupsioni dhe një ndër këta gjyqtarë nuk mund të jetë dhe piranja Vjola Canaj e cila ditën e sotme ka marrë një vendim criminal dhe së shpejti pritet të arrestohet nga SPAK.

Rasti është si më poshtë:

Autoritetet italiane arrestuan disa ditë më parë, Gerti Seliamajn për llogari të drejtësisë shqiptare. Ai u vu në pranga pasi akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve në Vlorë, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998.46-vjeçari shqiptar u arrestua pas 24 vitesh arrati në një apartament në zonën e Martina Franca, ndërsa mbi të rëndon akuza e vrasjes së Beqir dhe Elmaz Hasho. Mirëpo, Selimaj është lënë në “arrest shtëpie” nga Gjykata e Vlorë.Ky vendim është cilësuar i padrejtë nga familjarët e dy vëllezërve. Ata kërkojnë që Selimaj të rikthehet në burg dhe shprehen se do ta apelojnë vendimin.Si vrasje për herë të dytë e ka cilësuar këtë vendim bashkëshortja e Beqir Hashos. Ajo thekson se gjatë këtyre viteve është munduar që të mos krijojë ndjenjën e hakmarrjes tek fëmijët dhe se kishte besim te drejtësia.“Unë jam gruaja e Beqirit, atë ditën me vajzën e sëmurë shkuam në spital. pas pak vjen Elmazi për të pyetur dhe interesuar për vajzën, pasi hëngrëm bukë, Elmazi do të ikte për në shtëpi. kthehet prap dhe i thotë Beqirit se nuk po i ndizej makina. Del edhe Beqiri dhe në atë moment ishte bërë i gjithë veprimi. Isha e shokuar. Kam bërë denoncime herë pas here. Pas kaq vitesh policia është vënë në lëvizje dhe ka kapur Gerti Selimajn. Është ekstraduar dhe para një jave e kanë sjellë në Shqipëri. Vjola Canaj, gjykatëse e ka lënë në arrest shtëpie. Pas 24 vitesh ku është drejtësia këtu? Jam munduar si nënë të mos bëjë hakmarrje, kam bërë punën time që fëmijët të mos vepronin për hakmarrje. Besoja te drejtësia dhe drejtësisë shqiptare i lutem: të zbardhjet çështja, mos na vrisni për herë të dytë”, thotë ajo.

Ky kriminel është  nxjerrë nga gjyqtarja e inkriminuar Vjola Canaj e cila nuk e ka për herë të parë këtë veprimtari kriminale.

Ky fakt është konstatuar dhe nga vetë Kryeministri Rama.

Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit që mbajti ditën e sotme duke iu përgjigjur pytjeve të komentuesve u ndal dhe tek një pyetje që u bë për një gjyqtare në Vlorë. Rama tha se nuk e di fare se kush është gjyqtarja Vjola Canaj në Vlorë e cila është përmendur nga komentuesi dhe nuk e di se sa e korruptuar është.

Mirëpo nga ana tjetër ai tha se në këtë momente në Gjykatë po kryhet të paktën një krim nga anëtarët e saj. Kryeministri vijoi fjalën e tij duke thënë se sistemi i drejtësisë ende nuk është i pastruar.

DEKLARATA:

‘Unë nuk e di kush është Vjola Canaj në Vlorë, i kërkoj ndjesë që i përmend emrin, por e shkruan Stiven Jonaj dhe thotë: Më shpjegon dot se çfarë bën në punë gjyqtarja Vjola Canaj më e korruptuar, ajo po liron kriminelët, merruni me këtë çështje. Nuk e di kush është Vjola Canaj, nuk e di sa e korruptuar që është. Por tani që ne po flasim në një gjykatë të vendit po bëhet një krim nga një gjykatës. Sot, tani në këtë moment, ju siguroj që në një gjykatë të vendit po kryhet një krim, mund të jenë 2-3-5, por cdo ditë bëhen krime. Mendojnë se do ti shpëtojnë drejtësisë, sepse ose nuk futen në vetting, ose do digjen nga vetingu, ose do kapin c’të kapin. Pra sistemi nuk është ende i pastruar dhe institucionet e reja, SPAK, këshillat e prokurorisë kanë filluar të strukturojnë punën e tyre. Po këtu një ndërtim pa leje bën dhe të duhen vite dhe jo të ngresh një shtet me lifhe me struktura, aty ku ke gjetur një situatë pas tërmetit. Dhe drejtësia e re do të fillojë të funksionojë, do të jetë e prekshme, e pas pastrimit do të fillojë goditja e gjykatësve të korruptuar. “, tha Rama.