Kjo është gruaja që rrahu me shpulla Ervin Salianjin, Grida Duma theu gotat dhe rrëzon karriget në mbrojte të…

Gruaja që përzuri nga selia e Partisë Demokratike Evi Kokalarin dhe Albana Vokshin, ka rrahur dje me shpulla deputetin Ervin Salianjin në selinë e PD-së.

Ajo quhet Drita Lamaj, gruaja që është kthyer në makth për kundërshtarët e Lulzim Bashës. Ditën e djeshme, Drita Lamaj ka qenë në ambientet ku po zhvillohej mbledhja e deputetëve të PD-së.

Salianji i kërkoi Lulzim Bashës dorëheqjen, ndërsa po debatonte ashpër me Oriola Pampurin. Në këto momente, mbështetësja e Bashës ka goditur në befasi me shuplaka deputetin Salianji.

Goditja e Salianjit ka nervozuar Grida Dumën, e cila ka thyer gota dhe ka rrëzuar karrige. Nga ana tjetër, Basha ka ngritur zërin. Është dashur ndërhyrja e disa personave të tjerë për të qetësuar situatën.

Ndërkohë, në sallë ka pasur tensione, ku nga nervozizmi, Grida Duma ka thyer gotat e ndërsa Basha ka ngritur zërin.