“Kjo është një sfidë serioze për ne”/ Putin reagon i shqetësuar: Veprimet e SHBA-së dhe NATO-s në…

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se veprimet e Shteteve të Bashkuara dhe Aleancës Veri Atlantike (NATO) në Detin e Zi janë “sfidë serioze” për Rusinë, e cila ka kërkuar të drejta shtesë detare në këtë rajon, që prej aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Ukraina në vitin 2014.

Komentet që i bëri Putini më 13 nëntor janë përpjekja e dytë e Kremlinit në 24 orët e fundit, për të theksuar prezencën ushtarake të Perëndimit në rajonin e Detit të Zi.

Rusia ka akuzuar Uashingtonin për përshkallëzim të tensioneve, që prej se mediat amerikane raportuan këtë javë se zyrtarët amerikanë po paralajmëronin aleatët evropianë për rrezikun e një sulmi të mundshëm rus.