Klement Bello, agjenti i Krimit Ekonomik që menaxhon trafikun e krimit në Sarandë

Në letër, Klement Bello është oficer i policisë dhe agjent i krimit ekonomik në komisariatin e Sarandës. Në realitet, ai është bos-i i pazareve të drogës dhe mikpritësi i shefave të policisë që shfaqin më shumë besnikëri ndaj luksit të tij sesa ligjit që duhet të zbatojnë.

Saranda, qyteti bregdetar që duhej të ishte një model turistik dhe i sigurisë, është kthyer në një skenë të qartë të klientelizmit, mafies dhe trafiqeve  me Klement Bellon në qendër. Jo vetëm që ai nuk lufton krimin, por është urëlidhëse mes grupeve që shpërndajnë drogë dhe strukturave që duhej ta ndalojnë atë.

Më i fortë se shteti vetë, Klement Bello i ka kthyer shefat e policisë në mysafirë të përhershëm në banesën e tij, ku jetojnë pa qira një privilegj i vogël për ata që mbyllin sytë përballë aktivitetit kriminal të familjes së tij. Djali i Bellos, sipas burimeve lokale, është ndërmjetësi i qirasë së vërtetë: jo me lekë, por me femra dhe drogë.

Klement Bello nuk është thjesht një agjent policie  ai është një “biznesmen” i padeklaruar me saraje, hotele dhe prona të shumta në Sarandë, të gjitha me burime financiare të pashpjeguara.

Ndërsa qytetarët e ndershëm paguajnë taksa dhe përballen me burokraci për çdo ndërtim apo leje, Bello ngre struktura luksoze si të ishte investitor ndërkombëtar, pa u pyetur nga askush.

Pasuritë e tij nuk përputhen me asnjë të ardhur të ligjshme dhe askush nga organet e kontrollit nuk ka guxuar të hapë një hetim të vërtetë mbi burimin e këtyre pronave. Heshtja institucionale është thjesht një tjetër provë se Klement Bello nuk është vetëm, por pjesë e një strukture më të madhe ku policia, pushteti dhe krimi bëjnë bashkë pushime në resortet e tij.

Ky është realiteti që banorët e Sarandës njohin mirë, por që askush s’e prek. Komisariati i Sarandës, ndër vite, është shndërruar më shumë në një zyrë mikpritjeje për pushtetarët e lidhur me rrjetet kriminale, sesa një institucion që mbron qytetarët. Çdo përpjekje për të hetuar lidhjet e errëta të Bellos është zbehur nga një strukturë vertikale e mbrojtjes së ndërsjellë.

Askush nuk pyet më, si është e mundur që një oficer policie jeton si biznesmen i madh? Si ka aq ndikim sa të strehojë drejtues të Policisë së Shtetit si të ishin të ftuar në resort privat? Pyetjet janë bërë të zakonshme, por përgjigjet mbulohen me heshtje institucionale.

Nëse dikush kërkon të kuptojë pse krimi lulëzon në jug, duhet të nisë nga ky rast: ku krimineli ka uniformën, banesa është zyrë pazari dhe ligji qëndron i ulur në kolltukun e Klement Bellos, me një gotë në dorë.