Elton Qyno
Strukturës së posaçme SPAK, i shtohen dhe dy prokurorë të rinj, pasi anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, votuan sot për emërimin në SPAK, të prokurorit Elvin Gogaj dhe Alfred Shehut. Në garë për tu bërë pjesë e SPAK ishte dhe prokurorja e Tiranës, Sonila Muhamedaj (Domi), e cila nuk mundi të marë numrin e mjaftueshëm të votova në KLP, për të qënë pjesë e strukturës së posaçme. Me miratimin e dy emrave si Elvin Gogaj dhe Alfred Shehu, tashmë numri i prokurorëve që shërbejnë në SPAK, shkon në 17. Elvin Gogaj, prokurori që i bashkohet kësaj njësie hetimore, rezulton se gjatë karrierës së tij në prokurori, ka qënë drejtues në 7 akuza të qyteteve si në Burrel, Sarandë, Fier, Elbasan, Kurbin, në prokurorinë e Apelit Shkodër dhe së fundmi në prokurorinë e Apelit në Durrës. Ndërsa prokurori tjetër, Alfred Shehu gjatë karierës së tij ka punuar vetëm në Elbasan, duke qëndruar dhe si zv/kryeprokuror i kësaj prokurorie. Së fundmi Shehu ishte komanduar në krye të prokurorisë së Sarandës.