Është e tmerrshme që të mendosh se Komisionerja Etleda Çiftja vazhdon të rivlersoj, gjyqtarë dhe prokurorë në tre cilësi që janë pastërtia e figurës profesionalizmi dhe aftësitë profesionale.
Por mund ti bëjmë rivlersimin kësaj komisionereje në të tre cilësitë që janë, pastërtia e figurës së saj, të profesionalizmit dhe aftësive profesionale.
Pastërtia e figurës:
Komisionerja Etleda Çiftja ka qenë dhe është e lidhur me botën e krimit, dhe ka njolla të njolla të zeza të integritetin e saj moral, dhe ka harruar të gjykojë veten e saj.
Njolla morale e gjyqatares që qëndron në mënyrë kriminale në KPK është lidhja e saj me krimin dhe pikërisht, me Bandën e “Xhihanëve” e cila përdori Etleda Çiften si vegël për të mbajtur në sistem klanin e tyre, dhe për të larguar ata gjyqtar dhe prokuror që u prishnin punë në Vetting.Ka disa dosje penale dhe policore, që faktojnë se Etleda Çiftja, është pjesë e bandës së Xhihanëve të Kavajës, fillimisht me lidhje personale e më pas me lidhje familjare.
Koka e trafikut dhe krimit të organizuar, Arjan Xhihani, për të forcuar lidhjet dhe për të mbajtur interesate saj në drejtësi e bëri kunat.
Grupi kriminal i “Xhihanëve” ka përlarë gjithashtu dhjetra hektarë tokë në Golem, Spille dhe Kavajë. Etleda Çiftja e di shumë mirë se pasuritë e kunatit të saj biznesmen, kanë si burim pasuritë e trafikut nga ngjarja e rëndë e trafikut detar, e ndodhur më datë 17 Nëntor 1997 në Vlorë, prej Zamir Xhihanit, në një gomone me 28 klandestinë e 120 kg drogë ku vetëm 11 persona mbetën gjallë.
Pasuria Kriminale e Etleda Çiftes
Komisionerja Etleda Çiftja ka një pasuri e cila ndodhet në zonën Kadastrale 2292,me nr pasurie 131/54, me indeks harte K-34-100-(177-D),me adresë Kavajë, lloji pasurisë Arë, e përfituar me Kontratë Shitje, me datë regjistrimi 15.09.2006, me sipërfaqe 3443 m2.Komisionerja Etleda Çiftja pretendon se pasurinë e cila ndodhet në zonën Kadastrale 2292,me nr pasurie 131/54, me indeks harte K-34-100-(177-D),me adresë Kavajë, lloji pasurisë Arë, e përfituar me Kontratë Shitje, me datë regjistrimi 15.09.2006, me sipërfaqe 3443 m2, e ka blerë nga prindërit e sajë dhe ka deklaruar pranë ILDKPI se e ka blerë në vlerën prej 50.000 euro , ndërkohë që në realitet kjo pasuri është blerë në vlerën e 300.000 lekëve , në kundërshtim me deklarimet e sajë në ILDKPI.
Veprimi i më sipërm i kryer nga Komisionerja Etleda Çiftja përbën vepër penale i parashikuar kjo nga neni 190 i Kodit Penal, që citon shprehimisht se :Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.
Ana profesionale e Etleda Çiftja
Komisionerja Etleda Çiftja është diplomuar “Juriste” në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ky diplomim është skandaloz me një mesatare 5, që do të thotë me njohuri në fushën e së drejtës jo mbi 8 sa e kërkon ligji por është në kufijtë e një studenteje ngelëse.
Po të bazohemi në Ligjin Nr. 84/2016 Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë dhe pikërisht në nenin 6 ku përcaktohen Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit pika d)përcaktohet se notën mesatare jo më pak se 8, nëse ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit, dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj.
Pra Komisionerja Etleda Çiftja është emëruar në këtë detyrë në kundërshtim me këtë dispozitë ligjore dhe njëkohësisht është një skandal që ndodh me përzgjedhjen e saj.
Është absurde dhe aspak etike që një komisionere të gjykojë gjyqtarë dhe prokurorë duke qenë vetë e paaftë për atë pozicion. Se kuptojmë këtë veprimtari kriminale të kryer nga Avokati i Popullit në bashkëpunim me Antarët e KPK të cilët pa përjashtim janë pa integritet profesionale, etike dhe integritetin moral, për të cilët kemi publikuar dhe do publikojmë çudira.