Komisionerja “hipokrite” Etleda Çiftja/ Ja si mashtroi për të fituar postin në KPK

Në kohën kur u bënë zgjedhjet për komisionerët e Vettingut në 2017, komisionerja e tanishme Etleda Çiftja ishte shtatëzanë dhe për këtë arsye gjatë mbledhjes i’u bë një favor për shkak të gjendjes së saj dhe nuk u zbatua rendi alfabetik  për të.

Etleda Çiftja e mendonte veten aq të aftë për të konkuruar në të gjitha pozicionet. Etja e saj për pushtet dhe influencë dukej qartë edhe në arrogancën dhe gjuhën e folur para komisionit.

Mundësisht dukej aq e bindur se i plotësonte të gjithë kriteret për të qenë anëtare e kolegjit.

Komisionerja Etleda Çiftja është diplomuar “Juriste” në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, por çuditërisht me një mesatre 5, që do të thotë se njohuritë e saj në fushën e drejtësisë lënë shumë për të dëshiruar. Pikërisht këtë kriter lidhur me  përgatitjet e saj profesionale Etleda Çiftja e propagandonte që e kishte me ngulm. Ama mospastja e ketij kriteri bazik duhej t’i jepte përplasjen finale për ta nxjerr jashtë dyerve të drejtësisë, por nuk ndodhi kështu.

Po të bazohemi në Ligjin  Nr. 84/2016 Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë dhe pikërisht në nenin 6  ku përcaktohen Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit pika  d)përcaktohet se  notën mesatare jo më pak se 8, nëse ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit, dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj. Pra Komisionerja  Etleda Çiftja është emëruar në këtë detyrë në kundërshtim me këtë dispozitë ligjore.

Ajo u shpreh se duke u bazur në  nenin 6 të ligjit nr. 84/2016, kriteret për të cilat kishte aplikuar formalisht janë të plotësuara, por mashtrimet e saj rezultuan efektive dhe fitoi postin.

Etleda Çiftja rrëfeu se avantazhi i saj në raport me kandidatët e tjerë ishte mosangazhimi në asnjë nga pushtetet ekzekutive, legjislative apo gjyqësore më pare, por e vërteta është shumë ndryshe.

Fjalët e saj boshe janë dëshmuar me fakte nga portali ynë infront. org për lidhjet e saj me krimin e organizuar që nuk lënë asnjë hije dyshimi. Integriteti dhe edukata familjare që supozon ajo vetë që e ka, lë shumë për të dëshiruar kur dihet që e vërteta është ndyshe. Mori një post të pamerituar me mashtrime dhe falsifikime, madje është bërë mbështetja numër një e krimit në atë Komision duke rrezikuar vërtetësinë e procesit të Vettingut.