Kompania ajrore britanike heq uniformat sipas gjinisë për pilotët dhe ekuipazhin, tani meshkujt mund të veshin funde!

Kompania britanike ajrore, Virgin Atlantic thotë se është bërë ‘linja më gjithëpërfshirëse’ në botë me fushatën e heqjes së uniformave sipas gjinisë, për pilotët dhe anëtarët e ekuipazhit, stjuardesat. Lëvizja vjen pasi kompania është bashkuar me të famshëm dhe aleatë të LGBTQ+, përfshirë Michelle Visage.

raporton se Virgin Atlantic ka përditësuar sot politikën e saj ndaj uniformave, duke hequr kërkesën e veshjeve sipas gjinisë dhe për të futur distinktivët ku do të vendosen përemra, në një përpjekje për të lejuar stafin të ‘veshë uniforma që shprehin identitetin e tyre të vërtetë’.

Stafi, përfshirë ekuipazhin e avionit dhe pilotët do të jetë në gjendje të zgjedhin vetë, nga sot, se cilën uniformë do të veshin.

Ata mund të zgjedhin opsionin me ngjyrën ‘e kuqe’ të kompanisë, që më parë vishej më shpesh nga stjuardesat femra, ose opsionin ‘e errët’, të veshur më parë nga meshkujt.

Politikat e reja të kompanisë përfshijnë lejimin e burrave të veshin funde dhe gratë të veshin pantallona.

Kompania do të nxjerrë gjithashtu distinktivë me përemra opsionalë, të cilët i mundësojnë stafit dhe klientëve të shfaqin se me cilët përemra dëshirojnë t’u referohen.

Shenjat, të disponueshme nga sot, mund të kërkohen në check-in.