Kompania Ed Konstruksion e familjes Ibrahimi vodhi 600 mijë USD për rikonstruksionin e shkollës në Balldren të Lezhës, mashtroi me punimet

Në vitin 2018, kompania Ed Konstruksion u kontraktua nga Bashkia e Lezhës për rehabilitim të ambienteve sportive dhe shkollës së mesme të bashkuar ‘Karl Gega’ në Balldren. Kompania mori rreth 600 mijë USD gjoja për rikonstruksionin e objektit arsimor deri në mes të vitit 2019.

Nga një dosje që disponon ‘Prapaskena’, rezulton se kompania Ed Konstruksion ka marrë paratë publike dhe ka mashtruar me zbatimin e kontratës.

Punimet janë të një cilësie skandaloze, duke vjedhur paratë publike.

Sot ambientet sportive dhe shkolla ‘Karl Gega’ janë pushtuar nga lagështira nga cilësia e dobët e punimeve të hidroizolimit. Kompania duket se i ka futur vetëm një të lyer shkollës, ka marrë paratë dhe është larguar.

Treth 500 nxënës të kësaj shkolle do të zhvillojnë sê procesin mësimor në kushte të vështira, si pasojë e korrupsionit.

Skandali është konsumuar në bashkëpunim me kupolën e Bashkisë së Lezhës, e cila në vende që ta denonconte në prokurori, i ka dhënë paratë kompanisë dhe ka heshtur.

Kompania e ndërtimit Ed Konstruksion është në pronësi të personazheve të Alfred Ibrahimi, Ramadan Ibrahimi, Jorgjie Ibrahimi dhe Eduart Ibrahimi.

Ed Konstruksion ka fituar vetëm vitet e fundit mbi 100 tendera publikë, me vlerë dhjetëra milionë euro.

Mbetet për t’u parë në vijim nëse këto kontrata i ka ‘zbatuar’ si kontratën për rikonstruksionin e shkollës së mesme të bashkuar ‘Karl Gega’ në Balldren.