Konstatoi mjetin e ndaluar, shkoi për verifikim, 21-vjeçari e qëllon me plumb në zemër, detaje nga vrasja e Oficerit të Krimeve

Të tjera detaje kanë dalë në pah për vrasjen e Oficerit të Krimeve në Komisariatin e Lezhës, Saimir Hoxha.

Bëhet me dije se Hoxha u vra nga trafikantët gjatë kontrolleve për kanabis sativa është vëllai i Kryetares së Gjykatës së Pukës, Flutura Hoxha.

Po ashtu mësohet se 44-vjeçari është babai i dy fëmijëve.

Mësohet se gjatë patrullimit të policisë, është konstatuar një mjet i ndaluar. Oficeri Saimir Hoxha është ulur për të shkuar pranë automjetit dhe për të bërë verifikimin e personit. Sapo i është afruar, 21-vjeçari Aldo Rama ka qëlluar me armë në zemër.

Lezhë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak, falë veprime të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Autori i dyshuar është shtetasi Aldo Rama, 21 vjeç, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta, i cili është larguar me automjet nga vendngjarja. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi i posaçëm hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje kriminale.