Konte në Paris, trajneri italian në pritje të stolit të ri

Antonio Konte është momentalisht pa punë pas lamtumirës konsensuale nga stoli i Totenhemit.

Në pritje për të nisur aventurën e tij të ardhshme, me Juventusin dhe Interin gjithnjë të interesuara për shërbimet e tij, trajneri është duke shfrytëzuar pauzën dhe po shijon disa ditë pushimi me familjen e tij.

Gjatë këtyre ditëve, ish-trajneri i Juves dhe Interit ka udhëtuar drejt Parisit bashkë me familjen e tij.