Kosova po vazhdon të ketë një situatë të qetë epidemiologjike përkundër që shtete të shumta po përballen me një valë të re të COVID-19. Vendi sot ka regjistruar 7 raste të reja të infektuara me këtë virus.
109 raste të reja të infektuara me COVID-19 dhe 3 viktima ka regjistruar Kosova për 12 ditë, nga 1 dhjetori deri më sot.
Vendi po vazhdon të ketë një situatë të qetë epidemiologjike krahasuar me shtetet e rajonit të cilat po regjistrojnë dhjetëra e mijëra raste të reja të infektuara me koronavirus.
Për dallim nga Kosova, Serbia sot ka regjistruar 944 raste të reja të infektuara me virus dhe 30 viktima.
Qindra raste të infektuara me virus po regjistron edhe Shqipëria.
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë dje të ditur se nga testimi i 2 mijë e 706 mostrave, 309 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virus, ndërsa gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe dy viktima.
Ndërsa, numër të madh të rasteve të infektuara ka regjistruar edhe Maqedonia.
Ky shtet ka regjistruar sot 308 raste të reja të infektuara dhe 8 viktima.