Kostiç: Mund të fitonim edhe me 10 vetë ndaj Empolit, Juventusi drejt Interit me shumë… besim

Zhgënjimi i dy pikëve të humbura dallohej në fytyrat e të gjithë ambientit bardhezi pas barazimit të së shtunës kundër Empolit. Për situatën ka folur Filip Kostiç që ka deklaruar.

Luanim në shtëpi dhe duhej të kishim shfrytëzuar këtë fakt. Sigurisht që të fitosh me një lojtar më pak bëhet e vështirë kur zhvillohen aq shumë minuta, megjithatë ne e gjetëm golin dhe duhej të ishim mbrojtur më mirë. Gabimet janë pjesë e lojës e ne duhet të mësojmë prej tyre”.

Tashmë në horizont është ndeshja me Interin, një duel tepër i rëndësishëm për të përkundur ende ëndrrën e titullit te bardhezinjtë. Lidhur me sfidën e radhës, anësori serb deklaroi.

“Do të jetë një ndeshje e ashpër të cilën do të mundohemi ta përballojmë me maksimumin e mundësive tona. Interi është një skuadër e fortë, që ka shumë cilësi, por gjatë sezonit edhe ne kemi treguar në shumë raste vlerën tonë.”