Krime: Ukraina e ka humbur Detin Azov përgjithmonë

“Ukraina ka humbur përgjithmonë Detin  Azovit. Portet e rajoneve të Zaporizhzhia dhe Kherson nuk do të jenë më kurrë ukrainas. Jam i sigurt se pas ribashkimit të rajoneve tona me Rusinë, Deti i Azov do të kthehet si më parë, ekskluzivisht një det i brendshëm i Federatës Ruse”, tha zëvendëskryeministri i qeverisë së Krimesë, Georgy Muradov, sipas Ria Novosti.

Agjencia ruse citon gjithashtu Vladimir Rogov, një zyrtar i emëruar nga Moska në rajonin e pushtuar të Zaporizhzhisë, i cili tha se “rajonet e Zaporizhzhia dhe Kherson nuk do të kthehen kurrë në kontrollin e Kievit”.