Krimet horror që tronditën sot Shqipërinë, reagon ashpër ish-ministrja e njohur: Kriminelë si ky, janë ata që prej korrupsionit të lekut i dhanë mundësinë të dilte e të bënte hatanë

Sekretarja e Pergjithshme e Keshillit te Bashkepunimit Rajonal (RCC), njeheresh ish ministre e Integrimit Majlinda Bregu ka reaguar ashper per vrasjen e trefishte te Dan Hutres ne Tirane

Bregu akuzon organet e drejtesise qe e kane liruar kriminelin qe vrau tre gra dhe plagosi tre te tjera.

“Shiheni se mos shpëton përsëri! Por kriminel si ky që sot vrau 3 gra e plagosi 2 të tjera, janë ata që prej korrupsionit të lekut, veprimit e mosveprimit, i dhanë mundësi të dilte e të bënte këtë hata sot.

Dhuna,vrasja e grave është KRIM që po merr përmasa TERRRORIZMI!’, reagon ne rrjetin social Twitter, Majlinda Bregu.