Macron i është bashkuar presidentes së KE Ursula von der Leyen, për krijimin e një gjykate Speciale për të hetuar krimet e luftës bashkuar në Ukrainë, Presidenti rus, Vladimir Putin mund të ulet në ‘bankën’ e të akuzuarve.
Ministria e Jashtme franceze, qeveria e Parisit është në bisedime me vende të tjera me qëllim që të sjellë para drejtësisë zyrtarët rusë, ndoshta edhe presidentin rus Vladimir Putin.
Mediat e huaja shkruajnë se të pandehurit në një gjykatë të tillë do të jenë ata me autoritet vendimmarrës të përfshirë në kryerjen e sulmeve kriminale, duke përfshirë edhe shkeljen e kufijve të Ukrainës nga ushtria ruse.
Jo vetëm presidenti rus, por në bankën e të akuzuarve mund të ulen edhe ministri i Jashtëm Sergei Lavrov dhe ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu.