Krimi makabër në Paskuqan, shpërthen në lot e afërmja e familjes: Autori ka qenë i dhunshëm, kanë pasur probleme që në fillim të martesës

Një nga kushërinjtë e familjes Hysa ka mbërritur në vendngjarje në Paskuqan, aty ku ish-dhëndri ka qëlluar me automatik brenda banesës së ish-gruas.

“Mos më ngatërroni se s’kam takat. I njoh të gjithë. Goca me burrin e vet e kishin konfliktin. Babin e gocës e kam kushëri,” – u shpreh zonja.

Ajo tregoi se ish-gruaja ka pasur një fëmijë me autorin e ngjarjes, një vajzë 4-muajshe dhe ishte në pritje të fëmijës së dytë. Prej 7 apo 8 muajsh sipas dëshmisë së zonjës ata ishin ndarë.

Ajo tregoi gjithashtu se autori ka qenë i dhunshëm dhe kanë pasur probleme që në fillim të martesës së tyre.

“S’na ka bërë vaki ndonjëherë. Kemi qenë familje e madhe, familje e rregullt,” – u shpreh zonja.

Tepër e shokuar nga ngjarja, ajo s’mundi të thotë asnjë nga emrat e familjarëve duke u shprehur se as nuk kishte informacion për viktimat apo të plagosurit.

I vetmi person që përmendi ishte Kujtime Hysa, ish-vjehrra e autorit, e cila sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetën.