Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku një ditë më parë djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Rei Meta goditi për vdekje me grushte 55-vjeçarin, Armando Meshau.Mësohet se viktima kishte dalë nga një zyrë noterie afër Gjykatës së Vlorës dhe ka hyrë brenda një qendre internet për të printuar disa dokumente.Aty ka shkuar edhe punonjësi i Doganave, 33-vjeçari Rei Meta, i cili fillimisht ka debatuar me viktimën për konflikin që kishin për një pronë dhe më pas e ka goditur me 2 grushte, që kanë rezultuar fatale për 55-vjeçarin.Ndërkohë sipas dëshmisë së punëtorit të qendrës së internetit, nuk ka pasur përleshje mes tyre. Nuk ka pasur përleshje mes tyre. Ishin vetëm dy goditje”,-tha punonjësi i qendrës së internetit.33-vkeçari e ka qëlluar me një grusht në fytyrë dhe një në pjesën e pasme të kokës Armando Meshaun, i cili ka rënë në tokë, dhe Rei Meta më pas është larguar nga vendngjarja.