Krokodilët “dalin” nga toka në mes të qytetit, thyejnë asfaltin dhe…

Një incident i pabesueshëm ka ndodhur në një lagje në Indi, teksa disa krokodilë kanë dalë nga thellësia e tokës.

Një grup burrash kanë hasur një skenë që i ka lënë pa fjalë, kur dëgjuan një zhurmë të pazakontë që vinte nga një trotuar i plasaritur.Të intriguar, ata u afruan më shumë, por vunë re 3 krokodilë duke dalë nga toka.Duke dalë nga thellësitë, zvaranikët kishin thyer sipërfaqen e rrugës duke kërkuar me dëshpërim një rrugë shpëtimi.

Një video që dokumenton ngjarjen e jashtëzakonshme u shpërnda shumë shpejt në rrjetet sociale. Një burrë iu afrua me kujdes krokodilit të parë, për ta vënë në kontroll. Më pas del një krokodil i dytë.

Ndërkohë, krokodili i tretë ka mbetur i fshehur, duke ekspozuar vetëm një pjesë të bishtit.