Në ngjarje e rënë është shënuar në Ohio, SHBA, ku një fëmijë i moshës 2-vjeçare ka qëlluar me armë nënën e tij. 33-vjeçarja e cila ishte në javën e 33-të të shtatzënisë u qellua aksidentalisht pas shpine nga i biri teksa ai po luante me pistoletën.
Ka qenë vetë gruaja që ka telefonuar ambulancën, por pavarësisht ndërhyrjes se menjëhershme të ekipeve të shpëtimit e reja ka ndërruar jetë në spital, ndërsa mjekët nuk kanë arritur të shpëtojnë as fetusin që ajo mbante.
Policia gjeti një pistoletë 9 mm të vendosur në një komodinë në dhomë si dhe dy armë të tjera të mbushura. Bashkëshorti i viktimës, i cili në momentin e ngjarjes ishte larg shtëpisë, i tha policisë se armët i përkisnin atij