Kryebashkiaku i Kuçovës i dënuar në Greqi, avokatët e opozitës: T’i hiqet mandati

Pasi Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se kryebashkiaku i Kuçovës është dënuar në Greqi për kalim të paligjshëm të kufirit, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po shqyrton sot rezultatet e verifikimit nga organi hetues.

Avokatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” janë shprehur se mosdeklarimi më vete përbën vepër penale dhe kanë kërkuar që Kreshnik Hajdarit t’i hiqet mandati.

Dënimi mund të jetë i ulët, pak rëndësi ka. Pyetja sot është pse nuk u deklaruar. Kjo përbën vepër penale. KQZ ka pasur raste në të shkuarën, si Kajmaku, dhe rëndësi kishte mosdeklarimi në formularin e dekriminalizimit”, tha një nga avokatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Ajo që ne kërkojmë është pavlefshmëri dhe përfundim mandati të kryebashkiakut të Kucovës”, tha avokati tjetër.

Kujtojmë se, sipas njoftimit të prokurorisë, ai rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Janinës.

Kryebashkiaku socialist është shpallur fajtor për kalim të paligjshëm të kufirit në vitin 1999 në moshë të mitur.