Kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë grupin parlamentar të Partisë Demokratike

Kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë grupin parlamentar të Partisë Demokratike ditën e sotme. Mësohet se mbledhja është parashikuar të nisë në orën 09:30, gjysmë orë para nisjes së seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Ende nuk dihet se çfarë do të diskutojë kryedemokrati Basha me deputetët në selinë blu, por pritet që mes tyre të jenë dhe ndryshimet në marrëveshjen e kompanisë së prodhimit të vaksinave, Pfizer dhe qeverisë shqiptare.