Kryeministri Rama para gazetarëve: Jam dakord që Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës, por ajo vjen në fund

Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në Beograd deklaroi se kërkimi i faljes nga Serbia drejt Kosovës është kapaku që do ti japë zgjidhjen përfundimtare njohjes nga Serbia.

I pyetur për ndalimin e boksierëve të Kosovës për të marrë pjesë në Kampionatin e Boksit në Beograd, dhe se sa i vërtetë është Vuçiç në deklaratat e tij, Rama tha se deklaratat e Presidentit Vuçiç për ftesën ndaj Kosovës do të testohet vetëm nëse Kosova i bashkohet nismës “Open Balkan”.

“Sinqeriteti i të gjithë deklaratave testohet në provën e realitetit. Sot presidenti i Serbisë e tha hapur se mirëpret Kosovës njësoj si dy vendet e tjera. Pra kjo deklaratë testohet vetëm nëse Kosova vjen në këtë nismë. Kjo nismë ka qenë domosdoshmëri kohë më parë. Kur ne kuptuam që procesi i Berlinit ishte i destinuar të kthehej në proces deklaratash. Unë jam për falje. Kërkimi i faljes nga Serbia është kapaku që do ti japë zgjidhjen përfundimtare njohjes nga Serbia. Unë them që falja vjen në fund , nuk mund të vijë në fillim. Ballkani i Hapur ka mundësuar që në të kemi realitet atë që prej vitesh e kemi ëndërruar. Nuk hiqet dot kufiri në konflikt të hapur me Serbinë sepse jo Serbia por ngrihet dhe Uashingtoni dhe thotë Shqipëria e Madhe.