Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledis Llatja drejt prangave? Afera e inceneratorit të Elbasanit peshon 9 milion euro

Hijet e një prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri po afrohen rrezikshëm drejt zyrës së kryebashkiakut të Elbasanit, Gledis Llatja.

Emri i tij është përmendur gjithnjë e më shpesh në hetimet që lidhen me inceneratorin famëkeq të Elbasanit, një projekt që është promovuar si sukses ekologjik, por që sot është kthyer në një gropë të zezë financiare dhe ligjore.

Sipas burimeve nga organet e drejtësisë, Llatja është një nga zyrtarët nën hetim për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet publike.

Në fokus është roli i tij si mbështetës politik dhe administrativ i projektit, i cili ka rezultuar një dështim i plotë: inceneratori nuk funksionon, ndërsa nga buxheti i shtetit janë shpenzuar rreth 9 milionë euro për të.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) është në fazën e avancuar të hetimeve dhe burime brenda strukturës flasin për një mundësi reale arrestimi në javët në vijim.

Llatja deri tani ka shmangur komentet publike, duke u fshehur pas frazave të zakonshme si “respektim i procedurave” dhe “keqinformim mediatik”.

Drejtësia ka një shans t’i tregojë qytetarëve se askush nuk është mbi ligjin  as në Elbasan, as në Tiranë. Gledis Llatja mund të jetë kryetari i radhës që zbret nga zyrat luksoze për të dhënë llogari para ligjit.