Fatos Tushe, kryetari i Bashkisë Lushnje është ndaluar nga Policia, dhe është ndaluar në kuadër të një operacioni të organizuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të zhvilluar nga forcat RENEA. Operacioni anti-korrupsion dhe po bën rreth 2 vjet në paraburgim .
Nga raportimet mësohet se operacioni i SPAK e ka arrestuar Fatos Tushen, kryetarin e Bashkisë Lushnje për një kanal në fshtarat buqësor të myzeqesë.
Por e kundërta ndodh me kolegun e tij në sarandë Ardian Gurma, i cili ka shitur gjith lulishten e kësaj bashkie, dhe deri tani nuk i ka hyrë gjëmb në këmb.
Për këtë aferë korruptive është arrestuar çërri Pandi Zhonga, drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës , i cili është arrestuar nga policia, së bashku me juristen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Rovena Alikaj si dhe Aleko Anagnostin, noter.
Ndalimi i tre zyrtarëve publikë është kryer nga prokuroria e Sarandës, e cila gjatë hetimeve të kryera ka konstatuar se personat e arrestuar tashmë dyshohet se kanë kryer tjetërsimin e një sipërfaqe prej 10 mijë metra katror tokë, duke e ndarë tek persona të tjerë, të cilët më pas kanë ndërtuar. Përfituesit e tokave përmes dokumenteve të falsifikuar janë Fredi Merkuri, Valter Llomi dhe Argonida Canaj, ndaj të cilëve janë ekzekutuar urdhër arrestet.
Sipërfaqja tokësore e tjetërsuar ka qenë tokë shtetërore dhe para tjetërsimit shërbente si hapësirë e gjelbër, (Lulishte), për qytetin e Sarandës.Por përmes falsifikimit të dokumentave, miratimit të lejeve të ndërtimit nga bashkia Sarandë dhe hipotekimit më pas në zyrës e ASHK-së Sarandë, kjo tokë prej 10 mijë metra katror, është tjetërsuar tashmë te persona të tretë, të cilët tashmë janë në prangat e policisë.
Por lind pyetja nëse lulishtja e këtij qyetei është tjetërsuar vetëm nga çërri, Pandi Zhonga, apo me miratimin bekimin e plotë të kryetarit të bashkisë Ardian Gurma?
Është e pa diskutueshme që Gurma dhe sekretari i përgjithshëm Eleron Gjoni, kanë djeni dhe kanë kryer veprime konkrete, për aferën korruptive të mësipërme, por prangat e SPAK nuk po e shtrëngojnë .