Kujdes! Përveç alkoolit, Policia nis testimet e shoferëve për përdorim droge

Që prej ditës së sotme, shoferëve, veç testit të alkoolit gjatë kontrolleve të policisë, do i kërkohet të kryhet edhe testi i përdorimit të drogës.

Matjet do të bëhen me aparatin drogëtestues “AquilaScan”.

Sot policia goditi edhe rastin e parë të drejtimit të makinës nën efektin e drogës. Policia sqaron se gjatë kontrolleve policore është ndaluar drejtuesi i makinës 25-vjeçar J. Ç., të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Nisur nga ky fakt, shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë testin e drogës, me aparatin AquilaScan. Pas testit, rezultoi se 25-vjeçari drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.