Kultivonin bimë narkotike, arrestohen dy persona në Himarë (EMRAT)

Dy persona në Himarë kanë rënë në pranga për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se janë arrestuar Reoland Cacaj 39-vjeçar dhe Drilon Ademaj 33-vjeç.

Informacion-

Himarë/Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

 

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjimlik”.

Gjenden dhe asgjësohen bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Gjimlik”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-R. C., 39 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal në fushën e vjedhjes.

-D. A., 33 vjeç, banues në Vlorë.