Kur vajzat franceze veshin streçe, kjo është “formula” që ndjekin për t’u dukur me stil

Nuk duam të bëjmë deklarata gjithëpërfshirëse, por ju thjesht nuk i shihni shpesh vajzat franceze të veshin streçe. Të paktën, jo në llogaritë e tyre në Instagram. Sigurisht, ato janë më të zakonshme në përditshmëri nëpër Paris, por për sa i përket kurimit të rrjetit dhe pëlqimeve që marrin aty, streçet duken si një prej veshjeve të prera për vajzat franceze.

Megjithatë, kohët e fundit, francezet po shfaqen gjithmonë e më shumë me streçe edhe në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.

Gjatë vitit të fundit apo edhe më herët, mendimi për streçet ka ndryshuar. Sigurisht, do të gjeni ende njerëz që i stilojnë ato me hoodies, por gjithashtu ka edhe kombinime me taka, xhaketa dhe këmisha. Asnjëherë më parë streçet nuk janë konsideruar kaq të gjithanshme ose thelbësore për artin e veshjes.

Dhe vajzat franceze, sigurisht që po e marrin parasysh këtë, duke ofruar mënyrat e tyre për ta kombinuar veshjen vetëm me atlete. Më poshtë, gjeni veshjet e preferuara të streçeve për vajzat franceze, të cilat janë kombinuar duke përdorur ato që konsiderohen si “pjesë kryesore” të gardërobës.

  1. Xhaketë lëkure + triko me zinxhir + çizme deri në gju
  2. Këmishë + jelek + çantë supi
  3. Pallto camel + çantë kryq + çizme mbi gju
  4. Xhaketë pellushi + pulovër me vija + çizme
  5.  Xhaketë ‘Bouclé’ + T-shirt + taka elegante