Kurti fton Ramën për takim, kryeministri vendos ditën kur do shkojë

Pas shumë kohësh dhe pas shumë mosmarrëveshjesh vjen një ftesë e kryeministrit të Kosovës për Edi Ramën, kryeministrin shqiptar.

Ditën e hënë kryeministri Rama do të vizitojë Kosovën për një ditë, së bashku me grupin e kabinetit qeveritar.

Pas  vizitës së kancelares Merkel e cila bëri një takim me liderat e Ballkanit në Tiranë erdhi edhe kërkesa e këtij takimi mes Kurtit dhe Ramës. Mund të themi që ishin ndoshta faktori ndërkombëtar dhe ai i brendshëm që luajtën rolin e tyre në bashkimin e kësaj “dysheje” të cilët kohët e fundit nuk po binin dakort me njëri-tjetrin .

Kryeministri i Kosovës Kurti ka hedhur hapin e parë duke i dërguar një letër urimi për fitoren e mandatit të tretë, por në të njëtën kohë edhe për ta ftuar atë në qytetin e tij të Kosovës.

“Ky mandat i tretë është po ashtu mundësi e tretë për të realizuar projekte të cilat kaherë priten nga shqiptarët në të dy anët e kufirit. Rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe e shkëmbimit tregtar dhe integrimi i tregut duke hequr barrierat mes shqiptarëve në radhë të parë paraqesin mundësi të shkëlqyer, për realizimin e të cilave qeveria ime dhe unë mbetemi në gatishmëri të plotë. Duke ju uruar suksese gjatë mandatit tuaj qeverisës dhe me kënaqësinë që shkëlqesia juaj të vizitojë Kosovën në një kohë të përshtatshme për Ju, e të fillojmë përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive, pranoni përshëndetjet më të sinqerta dhe konsideratën më të lartë”, thuhet në letër.

Pas gjithë atyre situatave dhe kundërshtimeve mes dy kryeminisitrave për Open Ballkan shpresojmë që ky takim të jetë edhe arsyeja e zgjidhjes së kësaj situate mes tyre.