Kush e ka radhën pas Berishës? ‘Tërmet në Politikë’, paralajmërimi bombë i Zyrtarit Amerikan: Do shpallen ‘non grata’…

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar ka paralajmëruar ‘tërmet në politikën shqiptare’, teksa ka deklaruar për Zërin e Amerikës se të tjerë persona do shpallen “non grata” nga SHBA-të.

Zëri i Amerikës: Qeveria aktuale ka qenë në pushtet për 8 vjet dhe korrupsioni në Shqipëri ka qenë, po citoj këtu raportin e Departamentit të Shtetit: “i gjithë-përhapur”. Por nuk kemi parë përcaktimin e ndonjë zyrtari në pushtet. A pritet të shohim përcaktime të tjera në të ardhmen?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Do të shihni përcaktime të tjera për të gjithë rajonin. Nuk mund të komentoj për raste të veçanta. Por ne synojmë t’i përdorim kompetencat, për qëllimin që ato u krijuan.