Kanë kaluar 11 vjet që kur pamë Tom Cruise në publik me një grua në krah pas divorcit të tij nga aktorja e famshme, Katie Holmes. Edhe pse u përfol se ishte në lidhje me yllin e muzikës, Shakira, kjo nuk u konfirmua kurrë.Këtë herë një artikull i “Daily Mail” ka zbuluar lidhjen që ylli i Hollywood-it ka me rusen Elsina Kairova. 36-vjeçarja është vajza e një parlamentari të njohur rus dhe ish-gruaja e një oligarku tregtar diamanti.
Sipas medias britanike, të dy u panë në një festë në Mayfair të Londrës dhe sipas një të ftuari:
“Ata ishin të pandashëm dhe dukej qartë se ishin çift”.
Cruise dhe Cairova u shfaqën në festën në sheshin Grosvenor së bashku rreth orës 21:00 të shtunën e kaluar. Mësohet se ata janë larguar së bashku nga ngjarja në orët e para të mëngjesit.
Ndërkohë Elsina Kairova, një ish-modele, është shtetase britanike dhe ka qenë e martuar me manjatin rus, Dmitry Tsetkov. Çifti zotëronte shumë prona si në Dubai ashtu edhe në Qipro.Pas divorcit, Elsina u akuzua për fshehjen e pasurive të rëndësishme nga ish-bashkëshorti i saj, përfshirë një koleksion çantash me vlerë një milion paund.