Kush i ndihmoi vrasësit e Gëzim Sinomatit? Lirohen 15 të shoqëruarit, hetimet zbuluan një automjet…

Pas  më shumë se 18 orësh, policia e Vlorës ka liruar të 15 -të të shoqëruarit për vrasjen e Gëzim Sinomatit.

Nga marrja në pyetje e të ndaluarve, policia nuk arriti të gjejë asnjë provë të vlefshme për të implikuar personat që blutë kanë skeduar si të dyshuar. Nga hetimet policia lokale sipas grupit hetimor, ka pikasur një automjet që dyshohet se ka ndihmuar autorët të largohen nga vendngjarja. Sipas bluve, mjeti rezulton i shitur në Vlorë, por pa akt shitje.

Dyshohet se ky automjet në pronësi të një shtetasi nga Elbasani ka larguar autorët nga vendi ku u dogj automjeti tip bmw

Gëzim Sinomati u vra me tek plumb snajperi në kokë mbrëmjen e 7 janarit 2024, sapo kishte dal në ballkonin e shtëpisë në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Agresorët 5 minuta më vonë dogjën makinën, në të cilën në ndenjësen mbrapa u gjet një bllok betoni, i cili dyshohet se shërbeu si mbajtës i armës së krimit.

Parkuar në një distancë jo më shumë se 40 m larg pallatit ku banonte i iru Gëzim Sinomati, snajperi kishte fushëpamje nga shënjestra.  Në zonë, në lagjen “Hajro Çakerri” atë kohë rreth orës 22.00, energjia mungoi dhe për 10 minuta ishte errësirë e plotë. Deri tani policia nuk ka gjetur as gëzhoja e as armën e krimit por ka mbledhur rreth 50 kamera sigurie.

me të cilin u krye atentati mafioz.