Kush po e trondit Francën?! Alarm për bombë në shkolla, aeroporte, e deri tek Pallati i Versajës

Kujtojmë se kjo valë alarmesh vjen në një kohë kur Evropa është në tension ndërsa është përqendruar në konfliktin që u shfaq në Lindjen e Mesme.

Pallati i Versajës u evakua të mërkurën e 18 Tetorit pas një alarmi për kërcënim për bombë.

Megjithatë gjatë ditëve të fundit, ky nuk është kërcënimi i parë për Francën. Ndonëse nuk është gjetur ende asgjë e dyshimtë, nuk lidhet se çfarë synohet përmes alarmeve të njëpasnjëshme.

Mëngjesin e të mërkurës, po ashtu në disa aeroporte në vend nisi evakuimi pas disa kërcënimeve për shpërthime me bombë. Aeroportet Beauvais, Lille, Lyon, Nice, Nantes dhe Toulouse u evakuuan.

Në një deklaratë zyrtare, Aeroporti i Lille njoftoi se aeroporti është duke u evakuuar pas një kërcënimi me bombë dhe se shërbimet e sigurisë shtetërore janë në vendngjarje.

Ditë më parë, Franca u përfshi nga paniku ndërsa në shkollën e mesme në Arras një mësues i frëngjishtes u godit për vdekje, dhe të nesërmen u evakuua, pas një alarmi për bombë. Qeveria e Francës ka rritur numrin e forcave të sigurisë.Kujtojmë se kjo valë alarmesh vjen në një kohë kur Evropa është në tension ndërsa është përqendruar në konfliktin që u shfaq në Lindjen e Mesme. Ndërsa mëngjesi i të hënës së 16 Tetorit nisi me një sulm në Bruksel i cili la të vdekur dy shtetas pasi dikush hapi zjarr.