“Ky është mashtrim i madh”, Arian Çani bën deklaratën e fortë: Reformën në drejtësi po e bën një lob i caktuar që mbështet Ramën. Kërkoj falje nëse…

Gazetari dhe analisti Arjan Çani duke folur për reformën në drejtësi u shpreh se atë po e bën një lob i caktuar që sipas tij mbështet Edi Ramën.

Më tej duke përmendur Sorosin, Çani tha se nëse e ka kërkuar kongresi amerikan reformën dhe ka paguar paratë kërkon ti japin faturën për t’ja vërtetuar.

Si ka mundësi e ashtuquajtura reforma në drejtësi po e bën një lob i caktuar që mbështet Edi Ramën. Ju çfarë e dini Sorosin, ndonjë kalama kopshti, çfarë e dini. Nëse e ka kërkuar kongresi amerikan dhe ka paguar paratë më gjeni faturën dhe ma jepni. E di çfarë mashtrimi i madh është ky. Jemi ne 5 ekspertë nga amerika dhe paguhemi ne nga shteti i tyre dhe këta i quajnë para të hedhura nga amerika për ne, kur këto janë para të hedhura nga amerika për vendin e tyre. Nëse jam i gabuar më thoni dhe kërkoj falje.