Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi mesditën e sotme fshatin Vidhisht të Roskovecit ku 61-vjeçari Xhevair Hoxha vrau fillimisht bashkëjetuesen e djalit Merushe Hazizi dhe më pas vrau edhe veten.
Sherri në familje kishte nisur tre vite më parë ku djali i Xhevairit kishte filluar të bashkëjetonte me Merushen, e cila ishte nëna e tre fëmijëve nga një martesë e mëparshmem.
Djali Xhevairit kishte ndarë bashkëshorten e tij të parë, me të cilën kishte një vajzë duke filluar të bashkëjetonte me 30-vjeçaren Merushe Hazizi, e cila kishte nga ana e saj tre fëmijë të tjerë.